KRONIKËSTAR CHANNEL

SPAK merr në pyetje Arben Vojën, në Drejtorinë e Policisë Fier mbërrijnë dy prokurorë dhe agjentë të BKH-së

FIER – Drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po merret në pyetje nga dy prokurorë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Sipas burimeve nga Policia e Fierit për Fieri Web, Voja vijon të qëndrojë në ambientet e policisë, ndërsa për momentin nuk ka informacion nëse ndaj tij është lëshuar një vendim gjykate për ndalimin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Arben Voja ka mbajtur më herët disa poste drejtuese në administratën publike, mes tyre edhe atë të drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier.

Pikërisht periudha kur ai ka drejtuar Kadastrën në Fier mund të jetë një nga pistat që po verifikohen nga hetuesit, megjithatë deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar mbi objektin konkret të hetimeve apo arsyen e marrjes së tij në pyetje.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, drejtori i Spitalit Memorial vijon të jetë në detyrë. Ende nuk ka informacion nëse veprimet hetimore të SPAK do të shtrihen edhe në këtë institucion.

Fieri Web po ndjek nga afër zhvillimet dhe do të informojë për çdo detaj të ri që do të bëhet publik lidhur me këtë çështje.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

FieriWeb do të vijojë të ndjekë ngjarjen dhe do t’ju informojë për çdo detaj të ri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button