KRONIKËLAJMI FUNDITSTAR CHANNEL

LAJMI I FUNDIT | Arrestohet drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja

FIER – Drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja, është arrestuar. Lajmi është bërë i ditur këtë të mërkurë, ndërsa arrestimi i tij pritet të shoqërohet me detaje të mëtejshme lidhur me hetimet dhe arsyet që çuan në ndalimin e tij.

Arben Voja ka mbajtur më herët edhe një tjetër detyrë të rëndësishme drejtuese në administratën publike, atë të drejtuesit të Kadastrës në Fier, institucion i njohur më parë si Hipoteka.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se arrestimi i tij mund të ketë lidhje me periudhën kur Voja ka qenë në krye të Kadastrës në Fier. Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar mbi veprën penale për të cilën dyshohet apo rrethanat konkrete të hetimit.

Mbetet për t’u parë nëse çështja lidhet me ushtrimin e funksionit të tij të mëparshëm apo me një hetim tjetër të organeve të drejtësisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Arben Voja mbante aktualisht detyrën e drejtorit të Spitalit Rajonal Fier.

Pritet që në orët në vijim të ketë një njoftim zyrtar nga organet ligjzbatuese, i cili do të hedhë më shumë dritë mbi këtë zhvillim.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

FieriWeb do të vijojë të ndjekë ngjarjen dhe do t’ju informojë për çdo detaj të ri.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button