ARSIMI

Programi “Pas Shkolle” deri në orën 17:00, nga janari 2027! 500 milionë lekë për zgjerimin në të gjithë vendin

Programi “Pas Shkolle” do të zgjerohet gradualisht në rang kombëtar, duke u ofruar nxënësve më shumë mundësi për aktivitete edukative dhe prindërve një mbështetje konkrete për kujdesin ndaj fëmijëve pas përfundimit të orarit mësimor.

Për këtë qëllim, në buxhetin e vitit 2027 janë parashikuar 500 milionë lekë, të cilat do të shërbejnë për zgjerimin e programit dhe shtimin e larmisë së klubeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen në shkolla.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas planit të bërë publik, nga janari i vitit 2027, programi do të ofrojë qëndrim dhe aktivitete për nxënësit deri në orën 17:00. Kjo do t’u japë fëmijëve më shumë kohë për të mësuar, për të zhvilluar aftësitë dhe talentet e tyre, si dhe për t’u angazhuar në veprimtari të ndryshme jashtë programit të zakonshëm mësimor.

Një nga objektivat kryesorë të këtij programi është edhe lehtësimi i prindërve që, për shkak të angazhimeve profesionale, nuk kanë mundësi të kujdesen për fëmijët menjëherë pas përfundimit të mësimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Përmes “Pas Shkolle”, synohet të ofrohet një zgjidhje falas, e sigurt dhe cilësore, ku fëmijët mund të qëndrojnë në ambientet e shkollës dhe të marrin pjesë në aktivitete të organizuara deri në orën 17:00.

Zgjerimi i programit pritet të bëhet gradualisht në shkolla të ndryshme të vendit, me synimin për ta kthyer atë në një shërbim të aksesueshëm për sa më shumë nxënës dhe familje.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button