KRONIKËVIDEO

Vlorë, arrestohet 64-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht, ishte dënuar me 4 vite burg në Itali për marrëdhënie sek*uale me dh*në

Një 64-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në qytetin e Vlorës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Policia bën me dije se arrestimi u realizua në kuadër të operacionit të koduar “Strike 8”, të finalizuar nga Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në lagjen “Hajro Çakërri” u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit A. B., 64 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, 64-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, në Itali, e ka dënuar me 4 vite burgim për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pas arrestimit, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, po vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button