KRONIKË
PROBLEME KARDIAKE, ARBEN VOJA DËRGOHET ME URGJENCË NË SPITAL

Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është dërguar me urgjencë në spital gjatë orëve të pasdites, pasi ka shfaqur probleme të papritura kardiake.
Sipas burimeve policore, Voja ndodhet aktualisht në ambientet e spitalit, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor nën kujdesin e mjekëve.
Arben Voja u arrestua ditën e djeshme në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga autoritetet, që lidhet me dyshimet për tjetërsimin e pronave. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan gjithsej pesë persona.
Voja është një prej personave të ndaluar në këtë çështje, e cila është nën hetim nga organet kompetente.
Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.




