KRONIKË
Aksident në aksin e Lumit të Vlorës, makina përmbyset, plagoset drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Kotë, në bashkinë Selenicë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se automjeti po lëvizte në drejtim të Selenicës, kur drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi timonin. Si pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj.
Dyshimet paraprake janë se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e lartë.
Nga aksidenti ka mbetur i lënduar lehtë drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.




