KRONIKË

Përplasje e fortë mes dy automjeteve në Qukës-Prrenjas, një drejtues përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Qukës/Prrenjas tek ura e Torromanit.

Dy autovetura janë përplasur me njëra-tjetrën duke përfunduar jashtë rrugës nga përplasja e fortë. Njëri prej drejtuesve të mjeteve është plagosur. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Dëmet materiale të shumta, mjetet janë shkatërruar thuajse tërësisht. Mendohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështisë në rrugë.

Është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikëseve për largimin e mjeteve dhe pastrimin e rrugës nga vajrat të cilat mund të bëhen shkak për aksidente të tjera.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button