KRONIKË

Aksident tragjik pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën 2 persona, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa pesë të tjerë janë dërguar në spital.

Viktimat janë identifikuar si Bledian Osmani, rreth 42 vjeç, dhe Maltina Ferati, e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin e drejtuar nga shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas informacionit paraprak të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:15, kur dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të tunelit të Murrizit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve, Bledian Osmani, dhe pasagjerja Maltina Ferati.

Ndërkohë, pesë persona të tjerë janë transportuar në spital, ku po marrin kontrollin e nevojshëm mjekësor.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M. F, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital, për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button