KRONIKË

PESË TË AKUZUARIT MBËRRIJNË NË GJYKATËN E FIERIT, PRITET CAKTIMI I MASAVE TË SIGURISË PËR TJETËRSIMIN E 44 MIJË M² TOKË NË POVELÇË

Pesë personat nën hetim për tjetërsimin e 44.100 metrave katrorë tokë në fshatin Povelçë kanë mbërritur mesditën e sotme në Gjykatën e Fierit.

Ata pritet të dalin përpara gjykatës, ku do të zhvillohet seanca për vlerësimin e kushteve dhe caktimin e masave të sigurisë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në mesin e të dyshuarve janë ish-drejtori i Kadastrës Fier, Arben Voja, ish-kryetari i njësisë administrative, Dilaver Shyti, ish-specialistët e Kadastrës Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj, si dhe noterja Anila Haxhiu.

Pesë personat dyshohen për përfshirje në një skemë për tjetërsimin e një prone shtetërore prej 44.100 metrash katrorë në Povelçë, e cila dyshohet se është kaluar në pronësi private përmes dokumenteve të falsifikuara dhe më pas është shitur për 88.200 euro.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pritet që gjykata të vendosë për masat e sigurisë ndaj secilit prej tyre.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button