TOKA FOTOVOLTAIKE NË FIER/ Sot dalin në gjykatë Arben Voja dhe katër personat e tjerë nën hetim

Pesë personat e përfshirë në dosjen e tjetërsimit të tokës shtetërore në zonën e Povelçës do të dalin sot para Gjykatës së Fierit, në kuadër të seancës për verifikimin e kushteve të caktimit të masave të sigurimit personal.
Seanca është planifikuar të zhvillohet sot, më 14 nëntor, në orën 13:00.
Në gjykatë do të paraqiten Arben Voja, Dilaver Shyti, Fjorelo Bida, Anila Haxhiu dhe Arbina Jaupaj.
Katër prej tyre janë aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për Arbina Jaupajn është caktuar ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore.
Seanca e sotme ka në objekt verifikimin e kushteve ligjore për vijimin e masave të sigurisë të vendosura më herët nga gjykata.
Çështja lidhet me dyshimet për tjetërsimin e rreth 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në Povelçë, e cila dyshohet se është kaluar në pronësi private për t’u përdorur për një projekt fotovoltaik.




