
Pesë personat nën hetim për tjetërsimin e 44.100 metrave katrorë tokë në fshatin Povelçë kanë mbërritur mesditën e sotme në Gjykatën e Fierit.
Ata pritet të dalin përpara gjykatës, ku do të zhvillohet seanca për vlerësimin e kushteve dhe caktimin e masave të sigurisë.
Në mesin e të dyshuarve janë ish-drejtori i Kadastrës Fier, Arben Voja, ish-kryetari i njësisë administrative, Dilaver Shyti, ish-specialistët e Kadastrës Fjorelo Bida dhe Arbina Jaupaj, si dhe noterja Anila Haxhiu.
Pesë personat dyshohen për përfshirje në një skemë për tjetërsimin e një prone shtetërore prej 44.100 metrash katrorë në Povelçë, e cila dyshohet se është kaluar në pronësi private përmes dokumenteve të falsifikuara dhe më pas është shitur për 88.200 euro.
Pritet që gjykata të vendosë për masat e sigurisë ndaj secilit prej tyre.




