EKONOMI

FIERI RENDITET I TRETI NË SHQIPËRI PËR PRODHIMIN EKONOMIK, GJENERON 666 MILIONË LEKË NË DITË

Qarku i Fierit renditet i treti në Shqipëri për nga madhësia e prodhimit ekonomik, duke gjeneruar mesatarisht 666 milionë lekë në ditë. Në këtë renditje, Fieri pozicionohet pas Tiranës dhe Durrësit.

Sipas të dhënave të INSTAT-it për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) sipas qarqeve për vitin 2024, të përllogaritura në mesatare ditore, Tirana kryeson me 3.23 miliardë lekë në ditë, ndërsa Durrësi renditet i dyti me 706 milionë lekë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas Fierit vijnë Elbasani me 408 milionë lekë dhe Vlora me 391 milionë lekë prodhim ekonomik në ditë.

Në nivel kombëtar, ekonomia shqiptare gjeneron mesatarisht rreth 6.88 miliardë lekë PBB në ditë. Tirana përfaqëson afro 47% të kësaj vlere, duke treguar përqendrimin e lartë të aktivitetit ekonomik në kryeqytet.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në fund të renditjes qëndron Kukësi me 94.6 milionë lekë në ditë, i ndjekur nga Gjirokastra me 141 milionë lekë dhe Dibra me 176 milionë lekë.

Duhet theksuar se ky tregues pasqyron madhësinë e ekonomisë së secilit qark dhe jo domosdoshmërisht produktivitetin apo të ardhurat e banorëve. Vlerat janë mesatare matematikore dhe nuk nënkuptojnë se prodhimi ekonomik është i njëjtë çdo ditë të vitit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button