KRONIKËSTAR CHANNEL

GODITËN ME VEZË DHE SENDE TË FORTA AUTOMJETIN KU UDHËTONTE EDI RAMA, ARRESTOHEN 3 PERSONA, PROCEDOHET EDHE NJË FIERAK

Tre persona janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pas incidentit në fshatin Kameras, në aksin Maminas–Gjiri i Lalzit, ku u hodhën vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve të personaliteteve të larta shtetërore, mes tyre edhe automjetit ku udhëtonte kryeministri Edi Rama.

Ngjarja ndodhi më 14 nëntor, rreth orës 10:00, kur personat e përfshirë tentuan të bllokonin rrugën dhe hodhën vezë e sende të forta drejt automjeteve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Dy nga të arrestuarit, 28 dhe 37 vjeç, banues në Tiranë, akuzohen për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Ndërkohë, nëntë persona të tjerë po procedohen penalisht për “Prishjen e qetësisë publike”, mes tyre edhe një 27-vjeçar nga Fieri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button