KRONIKË

PATOS/ DYSHOHET SE I VENDOSËN LËNDË PLASËSE NË PORTËN E BANESËS SË MATEOS PASHAJT, 33-VJEÇARI NDODHET ME “ARREST NË SHTËPI”

Një ngjarje e dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Patosit.

Rreth orës 05:05 të mëngjesit të sotëm, 16 nëntor, shtetasi Mateos Pashaj, 33 vjeç, banues në Patos, ka njoftuar Policinë pasi ka konstatuar dëmtime në portën rrethuese të banesës së tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas informacionit paraprak të Policisë, dyshohet se porta është dëmtuar si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse.

Një detaj tjetër që bëhet i ditur është se 33-vjeçari rezulton me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, identifikuar autorët e mundshëm dhe dokumentuar ligjërisht rastin.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button