KRONIKË

DROGA BRENDA QELISË SË BURGUT TË FIERIT, KANABISI I GJENDET TË DËNUARIT PËR TRAFIK NARKOTIKËSH

Një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis është zbuluar në ambientet e burgut të Fierit, gjatë një kontrolli të ushtruar nga forcat e policisë së institucionit penitenciar.

Gjatë kontrolleve në disa sektorë të burgut, efektivët kanë konstatuar një qese të ambalazhuar me lëndë të dyshuar narkotike në qelinë e një të dënuari.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas të dhënave, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet L.K., nga Vlora, i dënuar me 10 vite e 6 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike. Atij i kanë mbetur edhe 6 vite e 4 muaj për të vuajtur nga dënimi.

Lënda e dyshuar narkotike është sekuestruar nga autoritetet, ndërsa pritet të kryhen verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe mënyrën se si ajo ka përfunduar në qelinë e të dënuarit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pritet që rasti të ndiqet nga organet kompetente për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button