AKTUALITET

Homazhet në nderim të Kryekomisar Ermal Lulaj/ Hita në Fier: Kemi qenë kolegë, një ditë e dhimbshme. Familja e tij nuk do jetë vetëm

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier janë zhvilluar homazhe në nderim të Kryekomisar Ermal Lulajt, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor në aksin Fier–Vlorë.

Në homazhe morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, i shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, kolegë, miq dhe qytetarë, të cilët u përulën në nderim të kujtimit të tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjatë ceremonisë, Skënder Hita u përcolli familjarëve ngushëllimet më të sinqerta, duke shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme të 41-vjeçarit. Ai vlerësoi përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e Ermal Lulajt gjatë afro 20 viteve në shërbim të Policisë së Shtetit, duke garantuar gjithashtu se familja dhe fëmijët e tij do të kenë gjithmonë mbështetjen e institucionit.

Ermal Lulaj iu bashkua Policisë së Shtetit më 28 dhjetor 2006 dhe gjatë karrierës së tij shërbeu në disa struktura policore në qarqet Fier, Berat dhe Korçë, kryesisht në fushën e hetimit të narkotikëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në detyrën e fundit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, ai mbante gradën Kryekomisar dhe ushtronte funksionin e Shefit të Sektorit të Krimeve të Rënda.

Ndarja e tij nga jeta në moshën 41-vjeçare, duke lënë pas bashkëshorten dhe tre fëmijë të mitur, është një humbje e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Shtetit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

U prehsh në paqe, Ermal Lulaj!

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button