AKTUALITET

ME DHIMBJE DHE LOTË, I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT OFICERIT TË POLICISË ERMAL LULAJ, 41-VJEÇARI LA PAS TRE FËMIJË TË MITUR

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë, miq, të afërm dhe kolegë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit oficerit të Policisë së Shtetit, Ermal Lulaj, i cili humbi jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Fier-Vlorë, pranë fshatit Novoselë.

Homazhet në nderim të 41-vjeçarit u zhvilluan mesditën e sotme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku kolegë të shumtë, drejtues të policisë dhe qytetarë u mblodhën për t’i dhënë nderimet e fundit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në ceremoninë mortore mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, i cili shprehu dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut të tij.

Hita u shpreh se e kishte njohur Ermal Lulajn që në fillimet e karrierës së tij, duke e cilësuar si një koleg të mirë dhe një familjar të përkushtuar. Ai theksoi se largimi i tij është një humbje e madhe, veçanërisht për familjen që la pas.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Ermalin e kam njohur që në fillimet e karrierës së tij. Ndjej një keqardhje të madhe për mënyrën se si u nda kaq shpejt nga jeta. Na u largua një baba i tre fëmijëve, bir i një familjeje shumë të mirë dhe një koleg i mirë. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe të gjithë të afërmve të Ermalit”, u shpreh Skënder Hita.

Ermal Lulaj kishte një karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit, ku gjatë viteve kishte shërbyer dhe mbajtur detyra të rëndësishme në disa drejtori policie në vend. Në momentin e ndarjes nga jeta, ai ushtronte detyrën e shefit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 18:00, në autostradën “100 Vjetori”, në drejtimin Fier-Vlorë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, automjeti tip “Toyota”, me drejtues Ermal Lulajn, dyshohet se për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit është përplasur me një mjet tip skrep, që drejtohej nga një 63-vjeçar.

Përplasja rezultoi fatale për oficerin e policisë, i cili humbi jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i skrepit mbeti i plagosur dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Ermal Lulaj u përcoll sot për në banesën e fundit, duke lënë pas bashkëshorten, tre fëmijët e mitur dhe një familje të pikëlluar nga kjo humbje e parakohshme. Një humbje e rëndë për familjarët dhe kolegët që ndanë me të vite të tëra shërbimi në radhët e Policisë së Shtetit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button