KRONIKË

MORI LEJE TË POSAÇME DHE NUK U KTHYE MË NË BURGUN E RROGOZHINËS, NË ARRATI I DËNUARI

Një i dënuar nuk është rikthyer në burgun e Rrogozhinës pas përfundimit të lejes së posaçme që i ishte dhënë disa ditë më parë.

Bëhet fjalë për Aurel (Artir) Hoxhën, i dënuar për veprën penale të vjedhjes me dhunë. Atij i ishte miratuar një leje e posaçme, por pas përfundimit të afatit nuk është paraqitur pranë institucionit të vuajtjes së dënimit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj burg për të vuajtur. Mosrespektimi i kushteve të lejes pritet të sjellë pasoja të tjera ligjore për të.

Ndërkohë, autoritetet përgjegjëse pritet të nisin verifikimet për rastin, duke shqyrtuar procedurat e dhënies së lejes dhe rrethanat e moskthimit të të dënuarit në institucionin penitenciar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button