AKTUALITET

Policia e Shtetit dhe Policia Britanike forcojnë bashkëpunimin kundër krimit të organizuar

Tiranë – Policia e Shtetit dhe autoritetet policore britanike synojnë të thellojnë më tej bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda. Në fokus të partneritetit të ri do të jenë shtimi i ekipeve të përbashkëta hetimore, lufta kundër krimit kibernetik dhe pastrimit të parave.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, priti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme Koordinatorin e Policive Britanike për Ballkanin Perëndimor, Nick Bellingham, i cili drejton portofolin e 43 policive britanike për këtë rajon, së bashku me delegacionin që e shoqëronte.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjatë takimit, ku morën pjesë edhe drejtues të departamenteve të Policisë Kriminale, Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Institutit të Policisë Shkencore, u diskutua për konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe rritjen e efektivitetit të veprimeve të përbashkëta.

Drejtori Hita vlerësoi mbështetjen e agjencive ligjzbatuese britanike, duke veçuar si shembull konkret Task-Forcën e përbashkët kundër migracionit të paligjshëm, e cila sipas tij ka dhënë rezultate të matshme në uljen e rasteve dhe goditjen e rrjeteve kriminale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e ekspertizës dhe asistencës së ndërsjellë në fushën e policisë shkencore, të cilat kanë ndikuar në forcimin e kapaciteteve hetimore dhe dokumentimin ligjor të veprimtarive kriminale.

Nga ana e tij, Nick Bellingham vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit si një model të suksesshëm të partneritetit ndërkombëtar, duke shprehur gatishmërinë për të vijuar mbështetjen dhe zgjerimin e tij.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Një ndër objektivat kryesore të bashkëpunimit do të jetë krijimi dhe shtimi i ekipeve të përbashkëta hetimore për goditjen e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, si dhe specializimi i mëtejshëm i strukturave shqiptare në luftën kundër krimit kibernetik dhe pastrimit të parave, përmes trajnimeve dhe ekspertizës britanike.

Në fokus do të jetë edhe asistenca teknike dhe profesionale për përfundimin e procesit të akreditimit të Institutit të Policisë Shkencore, me synim garantimin e standardeve më të larta në ekspertizën kriminalistike dhe hetimet policore.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Në përfundim, të dy drejtuesit vlerësuan edhe rolin e oficerëve të kontaktit në koordinimin e operacioneve dhe shkëmbimin e informacionit mes dy strukturave policore.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button