AKTUALITET

Tatimet ngrenë akuza të forta ndaj Elisa Spiropalit: Bizneset e bashkëshortit nën hetim për evazion fiskal

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, ka reaguar publikisht lidhur me përplasjen mes deputetes Elisa Spiropali dhe administratës tatimore, duke deklaruar se kontrollet në bizneset e bashkëshortit të saj, Salarjon Totaj, kanë evidentuar dyshime për evazion fiskal në përmasa të mëdha.

Në reagimin zyrtar, Binaj sqaron se kontrollet kanë konstatuar shkelje të dyshuara dhe se dosjet përkatëse po referohen pranë organeve ligjzbatuese për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Kontrollet e ushtruara kanë evidentuar dyshime të arsyeshme për evazion tatimor të përmasave të mëdha”, thuhet në reagimin e tij, duke theksuar se procedurat po ndiqen njësoj si për çdo tatimpagues tjetër të dyshuar për shkelje.

Binaj pretendon gjithashtu se administrata tatimore është përballur me presion nga deputetja Spiropali dhe bashkëshorti i saj, në lidhje me kontrollet ndaj bizneseve familjare.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Administrata Tatimore e Republikës së Shqipërisë është vendosur nën një presion të paligjshëm nga deputetja në fjalë dhe bashkëshorti i saj, për llogari të bizneseve familjare”, deklaron drejtori i Tatimeve.

Ai paralajmëron se pretendimet për kërcënime dhe intimidim ndaj tij dhe institucionit mund të sjellin edhe përgjegjësi ligjore, duke kujtuar se presioni ndaj administratës publike përbën shkelje të rënda etike dhe ligjore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në të njëjtin reagim, Binaj mohon edhe pretendimet për lidhje apo kontakte personale me zv.kryeministren Belinda Balluku, duke deklaruar se që prej marrjes së detyrës, më 23 shtator 2024, nuk është takuar personalisht me të, përveç takimeve publike institucionale.

Përplasja vjen në një kohë kur Elisa Spiropali ka artikuluar kritika të forta ndaj qeverisë dhe drejtimit të saj, duke e kthyer konfliktin në një çështje me dimensione politike dhe tashmë edhe institucionale.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Megjithatë, akuzat e bëra nga drejtori i Tatimeve mbeten pretendime që duhet të verifikohen nga organet kompetente. Deri në një vendim përfundimtar, dyshimet për evazion fiskal nuk përbëjnë provë të fajësisë.

FIERI WEB

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button