AKTUALITET
BULQIZA MBULOHET NGA DËBORA, NISIN RESHJET E PARA NË ZONAT MALORE

Pas reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së djeshme dhe natës së kaluar, në Bulqizë kanë nisur reshjet e para të dëborës për këtë sezon.
Siç shihet edhe nga pamjet, dëbora ka zbardhur zonat malore në lartësitë mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, duke krijuar peizazhet e para dimërore.
Rënia e temperaturave dhe reshjet e dëborës sinjalizojnë afrimin e stinës së dimrit, ndërsa moti ka marrë tashmë një pamje tipike dimërore në zonat e larta të Bulqizës.




