
Policia e Delvinës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Shijani”, në kuadër të të cilit është kapur dhe ndaluar një 41-vjeçar i shpallur në kërkim.
Në pranga ka rënë shtetasi Besnik Banushi, banues në Delvinë, i cili ishte dënuar me 9 vite burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.
Sipas policisë, vendimi i dënimit është dhënë më datë 23 korrik 2026, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, për një rast të ndodhur më 2 janar 2012.
41-vjeçari u lokalizua dhe u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shijanit”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.




