KRONIKËVIDEO

AKSIDENT NË AKSIN FIER–KALLM, MAKINA PËRFUNDON NË KANAL, NUK GJENDET ASNJË PERSON NË VENDNGJARJE

Një automjet tip “Volkswagen” është gjetur mëngjesin e sotëm brenda një kanali në fshatin Kallm të Fierit.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë konstatuar automjetin dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet përkatëse.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga gjatë orëve të natës ose në orët e para të mëngjesit, duke përfunduar në kanal.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, shërbimet e Policisë dhe ambulanca. Nga verifikimet paraprake, në automjet nuk është konstatuar asnjë person.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Dyshimet paraprake janë se drejtuesi i mjetit mund të jetë larguar nga vendngjarja pas aksidentit. Ndërkohë, pritet që Policia të kryejë verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personin që drejtonte automjetin.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button