
Pas vrasjes së regjistruar mëngjesin e sotëm në Fier, Policia e Gjirokastrës ka ngritur disa pika kontrolli në akset rrugore që lidhin jugun e vendit.
Dyshohet se autorët e ngjarjes mund të kenë lëvizur drejt jugut me një automjet tjetër, pas djegies së mjetit që dyshohet se është përdorur në atentat.
Në zonën pranë Kardhiqit janë angazhuar shërbimet e Policisë Rrugore dhe forcat “Shqiponja”, të cilat po ushtrojnë kontrolle ndaj automjeteve që qarkullojnë në këtë aks.
Kontrollet po zhvillohen në kuadër të operacionit për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së Selami Hasanit në Fier.




