KRONIKË
FIER/ PLAGOS ME THIKË 29-VJEÇARIN PRANË ISH-BAR “RINIA”, IDENTIFIKOHET 17-VJEÇARI, POLICIA NË KËRKIM TË TIJ

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me thikë e punonjësit të një fast food-i në qytetin e Fierit.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”, ku pas një konflikti, 17-vjeçari Grejsi Avdulaj dyshohet se ka goditur me mjet prerës 29-vjeçarin Bexhet Myftari.
Pas ngjarjes, i mituri është larguar nga vendi i konfliktit, ndërsa është identifikuar nga Policia dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.
29-vjeçari Bexhet Myftari është transportuar në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




