
Një konflikt i ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Fierit ka përfunduar me plagosjen me thikë të një punonjësi të një fast food-i.
Ngjarja është regjistruar në një nga zonat e frekuentuara të qytetit. Sipas të dhënave paraprake, punonjësi është thirrur nga persona të tjerë për të sqaruar një konflikt, jashtë ambienteve të biznesit ku ai punonte.
Por takimi ka përfunduar në përplasje fizike, ku një prej personave e ka goditur punonjësin me thikë në pjesën e barkut.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja. Policia pritet të zbardhë rrethanat dhe motivet e konfliktit, si dhe të identifikojë personat e përfshirë.




