KRONIKË
FIER/ Kapet autori 17-vjeçar që plagosi me thikë Bexhet Myftarin në lagjen “Konferenca e Pezës”

Policia ka identifikuar dhe kapur 17-vjeçarin Grejsi Avdulaj, i dyshuar si autor i plagosjes me mjet prerës të 29-vjeçarit Bexhet Myftari, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier.
Dy të rinjtë janë konfliktuar për motive ende të paqarta, ndërsa 17-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me thikë 29-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Pas veprimeve hetimore, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




