
Një tjetër episod shqetësues është regjistruar sot në Fier, pas ngjarjes ku një 17-vjeçar plagosi me thikë një punonjës të një fast food-i.
Një video e mbërritur në redaksinë e FieriWeb tregon një person tjetër, i cili nxjerr një thikë dhe ua drejton automjeteve që kalonin në hyrje të pedonales së qytetit.
Siç shihet në pamjet filmike, personi kërcënon me thikë drejtuesit e automjeteve që kalojnë në këtë zonë.
Nuk dihet nëse ky episod ka lidhje me ngjarjen e plagosjes së ndodhur më herët, ndërsa rasti ngre shqetësime për sigurinë e qytetarëve në qendër të Fierit.
Pamjet janë dërguar në redaksinë e FieriWeb.





One Comment