POLITIKË

Shehaj për Spiropalin: Flisni troç për aferat korruptive të qeverisë, ose heshtni!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas përjashtimit të Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe paralajmërimit të kësaj të fundit se do të bëjë një reagim publik ditën e nesërme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj i kërkon deputetes socialiste që të flasë hapur dhe të tregojë atë që di për aferat korruptive të qeverisë ku ka qenë pjesë, në vend që të ndalet te përplasjet brenda mazhorancës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas tij, shqiptarët prej muajsh po dëgjojnë për konfliktet mes Edi Ramës, Erion Veliajt, Belinda Ballukut dhe Elisa Spiropalit, ndërsa tashmë është koha që të bëhen publike të vërtetat për korrupsionin e pretenduar në qeverinë socialiste.

“Nesër do flasë Elisa Spiropali! Nesër Elisa nuk do na flasë për mënyrën se si kanë vjedhur dhe ku i kanë fshehur paratë e shqiptarëve, por do të flasë për përplasjen se si iu shkelën të drejtat Elisa Spiropalit, se si Belinda Balluku merr pjesën më të madhe të parave që i vjedhin shqiptarëve dhe se si Erion Veliaj ka vjedhur dhe shkon në burg, kurse Belinda Balluku që po ashtu ka vjedhur nuk shkon në burg.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Prej muajsh dëgjojmë përplasjet midis Edi Ramës, Veliajt, Belindës dhe Elisës.

Tani, mos na hapni më barkun me këto diskutime.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nëse keni ndërmend të flisni, flisni troç, ndryshe qepeni”, shkruan Shehaj.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button