KRONIKË

Arrestimi i 49-vjeçarit nga Fieri për ab*zimin sek*ual ndaj 13-vjeçares. Prokuroria kërkon identifikimin e të dyshuarve të tjerë

E.V, 49 vjeç, banues në Fier, është një nga dy personat e arrestuar në kuadër të hetimeve për abuzimin seksual ndaj 13-vjeçares shqiptaro-amerikane nga Shkodra.

Vrenozi u arrestua nga Policia e Fierit, ndërsa në pranga përfundoi edhe A.Q, 46 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap nga Policia e kryeqytetit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjykata ka caktuar për të dy masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ata dyshohen për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Trafikimi i të miturve”.

Rasti u zbulua pas denoncimit të familjarëve për largimin nga banesa të 13-vjeçares. Pas disa ditësh kërkimesh, e mitura u gjet në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se gjatë qëndrimit në disa qytete të vendit, e mitura është abuzuar seksualisht nga persona të ndryshëm.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes Policisë së Shkodrës, Tiranës dhe Fierit, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës dhe me asistencën e strukturave të sigurisë së Ambasadës Amerikane.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në këtë ngjarje.

FIERI WEB

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button