AKTUALITET

Humbje për mjekësinë dhe politikën shqiptare, ndahet nga jeta Ylli Ziçishti.

Mjeku i njohur Ylli Ziçishti ka ndërruar jetë ditën e sotme, 26 nëntor 2026.

Ziçishti ka qenë një emër i njohur në fushën e mjekësisë, ndërsa ka pasur edhe angazhim në politikë. Ai ka shërbyer si deputet i Partisë Socialiste gjatë legjislaturës 2013–2017.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ai është shuar në moshën 76-vjeçare. Ziçishti, nga Devolli, ishte një emër i njohur në fushën e mjekësisë, ndërsa ka dhënë kontribut edhe në politikë, nën siglën e Partisë Socialiste.

Ziçishti u diplomua për mjekësi në vitin 1973 dhe u specializua në kirurgjinë e përgjithshme dhe vaskulare në Tiranë, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Karrierën e nisi duke shërbyer në Tepelenë, përpara se të punonte për 16 vjet si Shef i Shërbimit të Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button