AKTUALITET

Bamirësi-opinionist Arbër Hajdari i bën karshillëk të varfërve me xhaketë 1000$?


Mbrëmjen e djeshme u njoftua nisja e një emisioni të ri në format rozë, ku në rolin e opinionistit u shfaq i vetëquajturi “bamirës” 26-vjeçari Arbër Hajdari.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

I biri i krahut të djathtë, kryeinspektorit të Ramës, Shkëlqim Hajdarit u shfaq në këtë emision papritur duke i lënë të habitur të gjithë ata që e shikonin në këtë rol. Hajdari u shfaq në ekran i veshur me një xhaketë që tërhiqte jo pak vëmendje dhe përhapi shumë polemika në rrjet përsa i përkiste çmimit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ata me sy të hollë “fashionist”, dallues të markave, e vunë re që xhaketa nuk ishte e një vlerë modeste, me çfarë supozohet t’u paraqitet të varfërve një person që tenton të ketë rolin e “bamirësit” në shoqëri. Shumë komentues replikuan duke thënë se xhaketa mbante emrin e një firme të njohur dhe vlera e saj nuk shkonte më pak se 1000$.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Disa aluduan për Burberry, e disa të tjerë për të tjera marka të njohura ndërkombëtarisht dizenjatorësh “të kripur”. Me anë të një kërkimi të thjeshtë, rezulton se xhaketa i përngjan stilit të markës së famshme italiane të kostumeve për meshkuj Isalia, Napoli, me vlerë mbi 1000$.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button