AKTUALITETBOTA
Shpërndanin drogë, policia italiane shkatërron bandën shqiptare, arrestohen 4 persona
Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga kanë rënë katër shqiptar nga mosha 29-vjeç deri në atë 39-vjeçaren.
Të paktën 80 raste janë dokumentuar që shqiptarët ishin furnizues të personave të varur nga droga. Shkëmbimi bëhej kryesisht në parkimet e qendrave tregtare ku ishin funksionale edhe gjatë bllokimit të covid-19.
Pas disa muajsh hetimesh shqiptarët u zbuluan se merreshin me shpërndarjen e drogës dhe brenda pak kohësh kishin bërë një shumë të madhe parash.