AKTUALITETCOVID-19KRONIKËLAJMI FUNDIT
TRAGJIKE të Infektivi: COVID-19 i merr jetën 21-vjeçarit nga Fieri (EMRI, FOTO)
Kejdi Merkaj vetem 21-vjeç ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në spitalin Infektiv pasi ishte i infektuar nga Covid-19.
Mësohet se i riu nga Fieri përveçse ishte i infektuar me Covid vuante edhe nga talasemia.
Nga informacionet paraprake u bë me dije se 21-vjeçari ishte çuar në spital me urgjencë nga Fieri në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë deri tani nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me rastin, ndërkohë që kujtojmë se një ditë më parë Covid i mori jetën një tjetër të riu, piktorit 30-vjeçar, Kristi Baba.