LAJMI FUNDIT/ Makina përplas këmbësorin, i aksidentuari ndërron jetë në vend, reagon policia (EMRI+DETAJET)
Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15 në aksin rrugor Lezhë-Milot një makinë me drejtues A.I ka përplasur një këmbësor të quajtur Pal Vathi i cili më pas ka ndërruar jetë nga plagët e marra.
Bëhet me dije se drejtuesi i automjetit është dërguar në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe po punohet për zbvardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës” , automjeti me drejtues shtetasin A.I., banues në Shkodër ka përplasur këmbësorin shtetasin P.V. , banues në Lezhë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.