AKTUALITET

Kryeprokurori Çela dhe kreu i SPAK Arben Kraja shkojnë në Hagë


Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe shefi i Prokurorisë Speciale Arben Kraja do të jenë sot në Hagë. Dy krerët më të lartë të akuzës në Shqipëri do të jenë në një vizitë dy ditore në Holandë, bashkë me prokurorë të tjerë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Çela dhe Kraja do të zhvillojnë takime me drejtues të sistemit të prokurorisë në Holandë dhe Eurojust. Vizita sot dhe nesër vjen pikërisht pas zgjedhjes për herë të parë të një prokurori ndërlidhës nga Shqipëria në Eurojust.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Më 17 dhjetor 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mbi bazën e propozimit të bërë nga Prokurori i Përgjithshëm, vendosi komandimin e prokurores Fatjona Memçaj në Eurojust.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Prokurori ndërlidhës do t’i ushtrojë funksionet në zyrën e EUROJUST në Hagë për një periudhë prej 2 vjet e 6 muaj.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Eurojust është ngritur në vitin 2002 me një vendim të Këshillit Europian.

Ai ka në përbërje të tij prokurorë, magjistratë dhe oficerë policie nga çdo vend anëtar i Bashkimit Evropian si dhe prokurorët ndërlidhës nga vendet e treta ku bën pjesë edhe Shqipëria që nga  data 1 nëntor 2019, kur  hyri në fuqi Marrëveshja për Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Eurojust.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Prokurorët ndërlidhës punojnë përkrah kolegëve të tyre nga vendet anëtare të BE, për të siguruar mbështetje në hetimet ndërkufitare ku përfshihet edhe vendi i tyre.

Related Articles

Back to top button