KRONIKËLAJMI FUNDIT
LAJM I FUNDIT/ Përplasja e 2 automjeteve në Koplik, ndërron jetë në spital njëri prej të plagosurve
Aksidenti i rëndë në Koplik ku u përplasën 2 automjete, ka bërë që njëri prej të plagosurve rëndë të ndërrojë jetë pak caste më parë në spitalin e Shkodrës pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në aksidentin e ndodhur paraditen e sotme, u raportua për 4 të plagosur në total dhe njëri prej tyre ishte në gjendje të rëndë.
Tashmë personi që ishte në gjendje të rëndë ka ndërruar jetë dhe në spital aktualisht po trajtohen vetëm 3 të plagosurit e tjerë.