AKTUALITET
E FUNDIT/ Plagosja me thikë e shoferëve të furgonave të shkollës në Tiranë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin (EMRI)
Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin, i cili ditën e djeshme qëlloi me thikë dy persona.
Bëhet me dije se është shpallur në kërkim shtetasi Ylli Gosturani 45 vjeç. Personi në fjalë ditën e djeshme pas një konflikti ka qëlluar me thikë shtetasit A.V 37 vjeç dhe V.V 42 vjeç (drejtues të fugonit të shkollës).
Dyshohet se për shkak të bllokimit të rrugës, 45-vjeçari qe qarkullonte me një automjet ka goditur me thikë personat e lartëpërmendur.