(VIDEO) Panik në Lezhë! Një vajzë e maskuar dhe me xhup të gjatë shëtit natën me pistoletë në dorë
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lezhë, ku sipas një rapotimi të një qytetari ekskluzivisht për redaksinë tonë, bëhet me dije se një vajzë e paidentifikuar del në orët e vona të natës dhe shëtit nëpër rrugë me një pistoletë në dorë.
Siç duket edhe në video, vajza ecën duke e lëvizur armën sa lart poshtë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në lagjen “Skënderbej”.
Ajo mban veshur një xhup të gjatë dhe një kapuç në kokë. Sakaq banorët shprehen të frikësuar në lidhje me këtë që po ndodh dhe ngrenë pikëpyetje për sigurinë e tyre. Pritet reagimi i policisë për ngjarjen në fjalë.
Mesazhi i qytetarit:
Prsh! Ju lutem publikojeni kto pamje qe jan marr mbrem nga kamerat e nje lokali ne lezhe. Nje vajze duke shetitur mbas mesnate ne rruget e lezhes e armatosur …Kjo esht siguria dhe mbrojtja qe na ben shteti ne. Flm.
Shikoni videon me posht:👇