AKTUALITET
Aksident te rrethrrotullimi i Rrogozhinës, autobusi del nga rruga pasi rrëshqet prej lagështirës
Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur tek rrethrrotullimi i Rrogozhines ku një autobus ka dalë nga rruga.
Burime bëjnë me dije se shkak ka qenë lagështira nga reshjet e mëngjesit dhe se fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme.