KRONIKË

U raportua si sherr banal mes shoferëve, çfarë ndodhi realisht në Kamëz! Të shtëna me armë dhe tentativë vrasje mes të rinjve


Është zbardhur ngjarja e ndodhur dje në zonën e Kamzës, ku policia raportoi për një sherr mes shoferëve të dy mjeteve.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në fakt ngjarja ka qenë një tentativë për vrasje, dhe në fund të hetimeve policia ka arrestuar një person, të identifikuar si Esat Selimaj.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ai ka tentuar që të qëllojë me armë nga 50 metra distancë një 23-vjeçar.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Njoftimi i plotë i policisë:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmë në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamzë dhe parandalon përshkallëzimin e një konflikti me pasoja të rënda për jetën.

Kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari, i cili për motive të dobëta qëlloi me pistoletë për ta vrarë një shtetas, pas një konflikti të çastit.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 32-vjeçari qëlloi në drejtim të 23-vjeçarit.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme për një konflikt të çastit të ndodhur në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamzë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e konfliktit dhe parandalimi i mëtejshëm i këtij konflikti me pasoja të rënda për jetën.

Si rezultat u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, i shtetasit E. S., 32 vjeç, banues në Kamzë.

Ky shtetas, në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamzë, dyshohet se ka qëlluar për motive të dobëta, me armë zjarri në drejtim të shtetasit I. I., 23 vjeç, banues në Bathore, i dënuar më parë për vjedhje.

Shtetasi E. S., në një distancë rreth 50 metra, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit I. I., i cili në momentet e para, nuk e ka deklaruar këtë fakt në Polici.

Shërbimet e Policisë, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe më pas gjatë arrestimit të shtetasit E. S., kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pistoletë me fishekë luftarak.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Related Articles

Back to top button