KRONIKË
Makina ‘fluturon’ jashtë rrugës në Fier, plagoset e mitura pasagjere (DETAJET)
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Fier ku një 46-vjeçar teksa drejtonte automjetin tip “Shevrolet’ ka dalë nga rruga, e si pasojë është plagosur pasagjerja 16 vjeç.
E mitura ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa poolicia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin P. V., 46 vjeç, banues në Ballsh pasi duke drejtuar automjetin tip “Shevrolet” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjet 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.