KRONIKË
Aksioni i befasishëm i Policisë në Elbasan, arrestohen dy zyrtarët e lartë të IMT-së, ja për çfarë akuzohen
Policia e Elbasanit ka arrestuar mbrëmjen e sotme ish-kryeinspektorin e IMT-së në Elbasan dhe një inspektor. Dy zyrtarët e mësipërm akuzohen për “shpërdorim detyre”.
Burime për mediet bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar 5 zyrtarë të bashkisë së Elbasanit, të cilët kanë qenë pjesë e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lejuar ndërtimin pa leje të një objekti.