E RËNDË/ Dy persona gjenden të pajetë, dyshohet se janë asfiksuar nga gazi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem, ku një burrë dhe një grua janë asfiksuar nga gazi dhe për pasojë kanë humbur jetën.
Dyshohet se Mihal Jani., 60 vjeç banues në Golem dhe Anila Llulla, 50 vjeçe, banuese në Tiranë, kanë humbur jetën 1 ditë më parë, ndërsa janë gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune në katin e dytë të një pallati.
“Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Golem, ku Mihal Jani dhe Anila Llulla u gjetën të pajetë në një apartament, teksa dyshohet se janë asfiksuar nga gazi dhe kanë humbur jetën një ditë më parë.
Burime bëjnë me dije se 50 vjeçarja Anila Llulla ishte larguar nga shtëpia 2 ditë më parë dhe djali i saj kishte bërë kallëzim në polici, pasi nuk po e gjente dot. Ndërkohë i biri i Mihal Janit prej 2 ditësh merrte të atin në telefon, por ky i fundit nuk i përgjigjej. Ai ka thirrur zjarrfikësen për të hapur derën me forcë, teksa kur ka hyrë në shtëpi ka gjetur dy trupat e pajetë.
Fqinjët janë shprehur se kanë ndjerë erën e gazit, ndaj edhe dyshohet se dy viktimat kanë ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë.