Mos u gënjeni nga dielli, i ftohti siberian do të godasë vendin
Shiu që mbizotëronte në vend prej disa vendi, duket se ia kanë lënë vendin diellit.
Sinoptikania Lajda Porja është shprehur se për një javë vendi do të jetë me diell, por që do të goditet nga i ftohti siberian që do përfshië gjithë Ballkanin.
“Fatmirësisht kemi pasur ndërprerje të reshjeve dhe prej ditës së djeshme ka nisur tërheqja graduale e ujërave. Problem gjatë kësaj jave do të jenë dhe mbeten për një kohë të gjatë ngricat për shkak të borës. Juglindja dhe Verilindja deri në -5 gradë. Temperaturat e ulëta do na shoqërojnë për një kohë të gjatë. Në fshatra shkon dhe deri në -10 gradë.
Deri në fund të javës, moti do të jetë i kthjellët, me vranësira të pakta, nuk parashikohen reshje. Problematike vetëm ngricat në akset rrugore, për shkak të masave të ftohta siberiane që kanë mbërritur në Gadishullin e Ballkanit.
Në Tiranë në mesin e javës temperaturat shkojnë në vlerë minimale 0 gradë dhe maksimale jo më shumë se 12-13 gradë. Zonat e bregdetit shumë pranë 1-2 gradë. Vlera negative në Shkodër, Berat e Fier -1 gradë. Në Korçë, Pogradec, Ersekë -4 apo -5, në fshatra të thella shkon dhe -10 gradë. Kjo valë e të ftohtit pritet të qëndrojë për 7-8 ditë”, tha Porja për “news24”.