KRONIKË
FIER/ Plas sherri mes dy kusherinjve ne Zharrez, arrestohen nga policia
Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasit B. K., 26 vjeç dhe E. K., 53 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, Patos, (kushërinj) pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht dhe kanë pësuar dëmtime të lehta.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.