Festime brenda apo jashtë vendit, ja çfarë kanë zgjedhur shqiptarët për festat e fundvitit: Korça nuk ka më vende
Kush nuk i do udhëtimet? Në prag festash, ato bëhen zgjedhja ideale për të kaluar disa ditë me miqtë, familjarët apo partnerin. Alternativat turistike në shërbim të shqiptarëve janë duke u shtuar gjithnjë e më shumë dhe kjo ka nxitur prej disa vitesh gjetjen e ofertave, sipas buxhetit, për secilin udhëtar.
Pavarësisht pandemisë, zgjedhjet e shqiptarëve janë të shumëllojshme dhe një ndër vendet më të prenotuara është qyteti i Korçës.
“Korça nuk ka më vende të lira. Thethi, Valbona, Erseka, Vlora e Saranda janë shumë të kërkuara. Në rajon janë Brezovica, Kaloshina, Mavrova etj.”, tha Rrahman Kasa, Kreu i Unionit Turistik të Shqipërisë.
Edhe këtë vit Dubai është një ndër vendet më të preferuara për shqiptarët, për shkak të fluturimeve direkte dhe masave të pakta kufizuese.