BOTAFASHION

Modelja akuzohet për ‘martesë të rreme’ me burrin obez, i lutet ndjekësve në rrjet të mos e tallin e ofendojnë (fotot)


Sienna Keera dhe aktori obez George Keywood janë njohur në rrjetin Instagram në 2018. Pas pëlqimit të ndërsjelltë ajo u vendos në Britani për të jetuar me të dhe tani janë të martuar me një djalë të vogël.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Por modelja elegante e rrjeteve sociale tashmë u lutet fansave të saj të mos tallen me martesën e saj me aktorin duke thënë se dëshiron që njerëzit “të lënë të qetë marrëdhënien e tyre”.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Australiania Sienna Keera jeton tashmë në Britani me bashkëshortin e saj 27-vjeçar dhe është bërë objekt abuzimi të vazhdueshëm që kur nisi të postonte foto e video të dyshes në rrjetin TikTok .

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ajo ka 487,200 ndjekës në rrjetet sociale, por çifti është bërë tashmë objekt komedie nga ndjekësit që e akuzojnë se martesa e tyre është e rreme, ka si qëllim të shkaktojë sensacion apo t’i sigurojë Keera dokumente britanike.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Rrjeti ‘7 News Australia’, shkruan se modelja i përgjigjet talljeve me sarkazëm, si për shembull: “Po çuna, është e gjitha një fasadë, jemi aktorë me pagesë, nuk është fëmija jonë ai që qan aty në sfond”.

Sienna tha për të përditshmen Daily Mail: “Urrejtja nuk vjen te ne.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

“Ne e duam njëri-tjetrin dhe asgjë nuk e ndryshon këtë.

“Qëllimi ynë është të inkurajojmë të tjerët të duan veten ashtu si janë”.

Pesha e saktë e George nuk është zbuluar kurrë por bashkëshortja e tij insiston se është “burri i ëndërrave”.

Videot e tyre janë bëre virale në rrjetet sociale megjithë urrejtjen dhe talljet e fansave”.

George thotë: “Asaj gjithmonë i kanë pëlqyer djemtë e shëndoshë, edhe para meje. Ju djemtë elegantë nuk keni fat, nuk keni shans me të”.

Gjatë karrierës së tij të aktrimit George ka fituar një çmim britanik  BAFTA dhe një RTS.

Related Articles

Back to top button