AKTUALITET

“Xhupi që nuk e mori kurrë…”/ Vdekja tragjike e vogëlushit në Fier, ja çfarë tha edukatorja në polici (FOTO)


Sot (e Martë ) pritet të jepet vendimi nga Gjykata e Shkallës së parë Fier për edukatoren Redina Binjaku si e akuzuara kryesore për vdekjen e fëmijës së vogël Noah Arvi Kodheli 3 vjeçar 5 ditë më parë në kopshtin privat “Flatrat e dijes” në Fier. Mësohet se ajo nuk do të paraqitet para togave të zeza për tu njohur me masën por do të përfaqsohet nga avokati i saj.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”
Vogëlushi i ndjerë Noah Arvi Kodheli

Sipas dëshmisë së saj në polici për vdekjen e vogëlushit, atë ditë ajo ka pasur 5 nxënës në klasë të cilëve po u bëntë mësim dhe se ndërsa ora po shkonte 13 ajo e kishte bërë gati fëmijën e kishte veshur dhe e kishte lënë në korridor afër portmontosë, ku ndodhej çanta, pasi një fëmijë tjetër nga grupi i saj po qante.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ky ka qenë dhe momenti fatal. Edukatorja kishte shkuar brenda në klasë për të parë se çfarë kishte ndodhur me fëmijën tjetër, pse po qante dhe e ka qetësuar atë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Edukatoria Redina Binjaku

Kur është rikthyer për tek fëmija 3-vjeçar që e la në korridor pranë portmontosë ,e ka gjetur atë të varur tek varësja ku fëmijët linin xhupat dhe çantat.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Janë munduar që ta sjellin në jetë duke i dhënë ndihmën e parë por njëkohësisht kanë njoftuar përgjegjësen, stafin e më tej administratorin.

Po këto burime pohuan se fëmija ka hipur në pjesën ku lihen këpucët që të marrë çantën nga varësja, por aty ka rrëshqitur duke i ngecur kapuçi në varëse, gjë që i shkaktoi mbytjen dhe ka bërë që të ndërrojë jetë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”
Kopshti privat Flatrat e Dijes.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe sekuestroi serverin me pamjet filmike ndërkohë që fëmija kishte mbërritur pa jetë në spitalin e Fierit. Nga këqyrja që u bë kufomës mësohet se në trupin e tij nuk ishte gjetur asnjë shenjë në trup përveç shenjës që kishte lënë të pjesën e gushës kordoni i kapuçit të xhupit.

Mesohet se ambientet e kopshtit survejohen me kamera si salla e lojërave, salla e ngrënies, sallat e mësimit, por i vetmi vend 4 metra i gjatë midis klasave ku fëmijët lënë xhupat dhe çantat dhe nuk rri njeri, nuk kishte kamera dhe aty ndodhi ngjarja në fjalë.

Portmontoja, vendi ky humbi jetën Fëmija.

Edukatorja ka mbaruar arsimin e lartë për profilin e punës, është punësuar konform rregullave dhe i paguheshin edhe sigurimet shoqërore. Mësohet se ajo jetonte në Levan të Fierit me të vëllanë, pasi para disa vitesh i kishin ndërruar jetë prindërit.

Fundjavën që ndodhi ngjarja do të kryente ceremoninë e fejesës.

Nga ana tjetër, në ambientet e kopshtit privat ku ndodhi ngjarja një ekip kontrolli i Ministrisë së Arsimit ka mbërritur mesditën e djeshme për inspektim dhe pritet që të nxjerrë rezultatet.

Prindërit dhe familjarët e vogëlushit kërkuan dje që të shikonin pamjet filmike për t’u qetësuar dhe për të mësuar të vërtetën nga prokurori i çështjes dhe ata kërkojnë drejtësi.

Donalda dhe Arvi Kodheli, prinderit e vogëlushit

Related Articles

Back to top button