Një difekt në rrjetin elektrik, ka bërë që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha të mbetet në errësirë të plotë në qytetin e Korçës.
Pasi përfundoi takimin me demokratët Basha me disa mbështetës të tij vendosi që të bëntë një xhiro në pedonalen e qytetin, shëtitje e cila nuk zgjati shumë pasi momenti u “prish”nga ikja e dritave.
Ai u detyrua që së bashku me mbështetësit e tij të futeshin në një nga baret e Korçës në pritje të energjisë elektrike.